Zona e quajtur Çardhak mes rrethit të Devollit dhe të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Raportohet se, deri më tani janë djegur disa sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
Përhapja e flakëve favorizohet edhe nga era , ndërsa afër vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa antena.