Përfshihet nga flakët një banesë në Krujë, ka vetëm dëme materiale

160
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Zezë të Krujës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se banesa që është përfshirë nga zjarri i përket shtetasit A. K., ku për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.