Përfshihet nga flakët makina e parkuar, shoqërohen 6 persona. Policia sekuestron pamjet filmike

184
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku mjeti Volkswagen në pronësi të shtetasit më iniciale S.H ka marrë flakë në parkim.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona, ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marrë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.