Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese, detajet e para

320
Sigal

Një banesë në Kamzë ku banonte një shtetase me qira është përfshirë nga flakët.

Referuar informacionit paraprak të policisë, bëhet e ditur se nuk ka persona të lenduar, por vetëm dëme materiale.

Informacion paraprak

Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.