Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri: Na duhet të paktën një vit të marrim vaksinën ndaj Koronavirusit

415
Sigal

Raul Gonzales Montero, përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se duhet e pakta një vit që të nxirret vaksina për koronavirusin.

“Nuk duhet të kemi panik. Kjo sepse paniku është gjëja më e keqe. Na duhet kohë që të nxjerrim vaksinë. Kemi nevojë për kohë, sepse vaksina nuk do jetë e disponueshme menjëherë. Do të duhet një vit më pak që të jetë e disponueshme. Do të duhet kohë dhe kohën e fitojmë duke zbatuar masat e distancave. Për viruse të caktuara mund të duhen 10 vjet por për këtë virus do na duhet një vit. Prandaj duhen marrë masa për të ndërprerë transmetimin. Nuk mund ta zhdukim, dot, ajo që na duhet është të ndërpresim transmetimin. Do krijojmë edhe antiviralë”, tha Montero.

Ai shtoi se OBSH ndihmon institucionet shqiptare në mënyrë të vazhdueshme.

“Ne mbështesim vendet në shumë aspekte. Ne mbështesim vendet që të zhvillojnë laboratorët e tyre. Ne ndihmojmë qeveritë që të bëjnë planë dhe të ndalojnë shpërthimet epidemike. Ne kemi pasur raporte të afërta me të gjitha vendet europiane. Ne kemi punuar në mënyrë të shkëlqyer me qeverinë shqiptare”, u shpreh më tej Montero.