“Përdorën” vajzën 6 muajshe për transport kokaine, arrestohet çifti shqiptar

515
Një shqiptar dhe bashkëshortja e tij, u arrestuan nga policia italiane për shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli në autostradën në San Benedetto del Tronto, ku u zbulua se ata kishin fshehur drogë në një qese ku kishin futur rrobat e vajzës së tyre të vogël 6 muajshe.
Në pranga përfunduan shqiptari me iniciale L.F, 24 vjeç, si dhe partnerja e tij, me iniciale A.A, 22 vjeçe, nën akuzën e posedimit të drogës. Ata po qarkullonin me një automjet tip BMW, në dalje të austradës në San Benedetto, ku policia u gjeti 109 gram kokainë.
Me qëllim që të mos binin në sytë e policisë, çifti kishte fshehur drogën tek rrobat e vajzës së vogël. Burri u dërgua në burgun Prison Marino del Tronto, ndërsa gruaja është vendosur nën masën e sigurisë së “arresti shtëpiak”.
Sigal