Përdhunimi i 15-vjeçares, Avokati i Popullit: Ka nisur hetimi administrativ

Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve në vend që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të miturën që u abuzua seksualisht nga 5 të rritur. ”Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, abuzimi seksual ndaj një të miture në qytetin e Mirditës, rast për të cilin, Avokati i Popullit ka filluar hetimin administrativ, institucioni i AP-së u kërkon organeve kompetente të marrin masat e nevojshme, për trajtimin me profesionalizëm, në një kohë të shpejtë të çështjes, si dhe ofrimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për të miturën, viktimë e këtij krimi makabër”.

NOA