Përdhunime masive në kampet gjermane

558
Skandali i radhës vjen nga Gjermania, ku sipas ekspertëve në qendrat këshillimore për emigrantet dhe në shtëpitë për gratë, Instituti Gjerman për të Drejtat e Njeriut dhe e Ngarkuara e Pavarur për Çështje të Shpërdorimit Seksual të fëmijëve, kanë dhënë alarmin, se rastet e përdhunimeve në kampet e azilimit në Gjermani po kapin shifra të frikshme, informacione këto të mbajtura të fshehura nga institucionet e vendit për opinion publik. Duke bërë që këto lajme deri tani të mos jenë të njohura. Alarmi i lëshuar nga këto institucione, tregon se shifrat e përdhunimit apo abuzimit seksual në këto kampe refugjatësh janë çdo ditë në rritje, çka bën një shqetësim serioz për të gjithë, për marrjen e masave për rregullimin e këtij problemi në këto qendra azilimi edhe pse koha nuk premton. Situata alarmante vjen si pasojë e grumbullimit të azilantëve në dhoma të përbashkëta, në mungesë të ndarjeve sipas gjinive apo mjediseve private, dusheve, mungesa e dyerve në tualete apo probleme të tjera si këto, të cilat po shtypin çdo të drejtë njeriu. Duke bërë që shifrat alarmante dhe thirrjet për veprim të vijnë si pasojë e mungesës së mbrojtjes për fëmijët dhe gratë të cilat qëndrojnë në këto kampe të përbashkëta. Asnjë mbrojtje nga ana e organeve gjermane për ofrimin e sigurisë ndaj fëmijëve dhe grave, si dhe mbështetjes juridike në rast rreziku, si në këtë rast. Në shumë raste gratë e dhunuara janë të detyruara të heshtin, duke vënë në plan të parë moralin, për të lënë abuzuesit të vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ndaj tyre, qoftë kjo fizike apo seksuale. Mungesa e ambientimit, shoqërimit e shumë probleme të tjera, me të cilat përballen femrat azilante dhe fëmijët, bëjnë që situata të jetë kjo që raportohet. Abuzimi është prezent në çdo moment. Dhuna mund të ushtrohet nga e njëjti grupim, nga azilantët e tjerë, por edhe nga punonjësit e kampeve, të cilët ofrojnë ndihmë dhe përfitojnë, duke abuzuar seksualisht. Duke parë shifrat e errëta në lidhje me këtë fakt të hidhur, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve gjermane, për shtimin e kontrolleve në kampe dhe kryesorja, ndërtimi i kampeve të veçanta, të cilat mund të shmangin këtë skandal. Duhen vënë menjëherë në lëvizje autoritetet gjermane për vënien në shërbim të ndihmës juridike për ndalimin e abuzimit me femrat në kampet e azilimit në këtë shtet dhe rregullimin me strehimi, pasi nëse masat do të mungojnë, siç ka ndodhur deri tani, shifrat e dhunimi seksual të grave në këto kampe do të shtohen, kjo bazuar në alarmin e lëshuar nga Ekspertët dhe Institutet gjermane, të cilët pohojnë se numri është në rritje çdo ditë e më shumë.
Sigal