Për të tretën ditë me radhë, ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Bordi ul naftën me 8 lekë

64
Sigal

Per te treten dite me radhe Bordi ka ndryshuar cmimet e karburanteve ne vend. Kete te enjte, disa ore para protestes, nafta peson ulje me 8 leke. Nga 243 lekë/litri qe u vendos diten e merkure, me 6 korrik, sot, Bordi e uli ne 235 lekë/litri naften.

Nderkohe ulje me dy leke ka pesuar dhe benzina e cila dje ishte 229 lekë/litri, dhe sot eshte vendosur te shitet me 227 leke/ litri.

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë