‘Për ju ka vetëm një stinë:PRANVERË!’ Presidenti i dërgon buqetën speciale Berishës për 75 vjetor

413
Sigal

Një mesazh publik, i shkruar në rrjetet sociale, me një urim për 100 vite të tjera me shëndet e lumturi i ka kushtuar Presidenti Ilir Meta, Sali Berishës, i cili sot feston ditën e tij të lindjes.

Meta shkruan në mesazhin e tij se “për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË”.
Këtë shprehje e kishte përdorur edhe vetë Berisha në mesazhin e tij këtë mëngjes në FB, ku njoftonte se sot festontë ditëlindjen.

“Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua!”, shkruante Berisha.

pjimage (10)

MESAZHI I METES:

“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!

Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!💐🇦🇱”

Me këtë foto që shihni më poshtë, me sfond imazhin e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku duken edhe 75 trëndafilat e bardhë, ka zgjedhur kreu i shtetit ta urojë ish kryeministrin Berisha në ditëlindjen e tij, te cilit i ka dhuruar edhe nje shishe vere te kuqe.

72127192_2544682098911381_7126079986561187840_n