Për autostradën Plepa – Rrogozhinë ekziston në Prokurori dosja për Haxhinaston dhe drejtorin Xhika

669
Hetimi/ Gati prangat për milionat e abuzimeve në rrugët Plepa-Rrogozhinë dhe Tiranë-Durrës për dyshen Haxhinasto-Xhika
Skandali më i fundit i abuzimeve me rrugët shqiptare si dhe milionat e rrëmbyera nga dherat dhe lumenjtë po hapë një epokë të re në kuadrin e dekriminalizimit të drejtuesve të lartë të ministrisë së Transporteve të cilët duhet të vihen para përgjegjësisë për mënyrën se si kanë menaxhuar fondet publike. Rruga nga Shkëmbi i Kavajës deri në Rrogozhinë, pjesë e autostradës Durrës –Rrogozhinë përbënë ndoshta rastin më unikal të abuzimeve në cilësi, në procedura dhe me humbje të jetëve të qytetarëve. Para pak kohësh në këtë aks një nënë humbi 2 fëmijët kur u aksidentua nga guardjeli i lënë i hapur në rrugë, për shkak të favorizimeve të bizneseve të karburanteve. Po për këtë aks rrugor KLSH ka çuar në prokurori kreun e rrugëve Dashamir Xhika, i cili nën bekimin dhe suportin e deputetit të zonës së tij njëkohësisht ministër, Edmond Haxhinasto ndryshuan projektet e tenderit 1 vit pasi firmat ishin shpallur fituese. Nuk ndodh në asnjë vend në botë edhe as në vendin tonë që, pasi je shpallur fitues, ke filluar punimet, drejtoria e rrugëve ndryshon projektin duke zvogëluar përmasat e guardielave, sepse firma nuk e merr përsipër ta mbarojë me fondin, të cilin u shpall fitues. Firma që në këtë moment duhej përjashtuar, t’i bllokohesh sigurimi i kontratës dhe të shpallej tenderi nga e para ku pjesëmarrësit të ishin të barabartë. Ja pra që nuk ndodhi kështu dhe Haxhinasto dhe Xhika si në mallin e babait shpërdoruan miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Ndoshta kontrolli i brendshëm i ministrisë së re të transporteve dhe energjetikës duhet të verifikojë edhe elementët e tjerë abuzivistë në këtë rrugë, të vërë në dispozicion të prokurorisë ekspertizën e specializuar si dhe të ndjekë ecurinë e hetimeve. Shteti dhe ligji është i barabartë për të gjithë pa diferencuar as Haxhinaston dhe as Xhikën
Sigal