Për Arrëthyesin! Shfaqjen që theu rekordet e TKOBAP-së!

Nga Xhoana Hudhra

Muaji dhjetor është muaji që njerëzit duan të kalojnë pragje kupranohen, pragje që i bëjnë të harrojnë zhurmat e lodhjeslodhëse të vitit.

E ndiejmë të gjithë këtë nevojë për frymëmarrje, për dritë, përpak mbulesë ngrohtësie në të ftohtin acar që shumë shpesh po mbulon jetët tona, rrugët tona.

NOA

Po ja dedikoj disa të thjeshtë rreshta me mirënjohje dhe respekt një institucioni që po tempullzon art, po që këto kohë ka ushqyer artin me qytetari, me thjeshtësi, me njerëzi.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Një tempull ku shpirti i qytetit dita ditës po afrohet shumë e mëshumë, po përndjek muzikën jo thjesht për veshët, por për zemrën, aty ku arti jo vetëm po ekspozohet, por po jetohet.

Ditë dhjetori. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit për disa ditë rradhazi mbushi e përmbushi emocione të munguara në përditshmëri për familjet, fëmijët, të rriturit, të gëzuarit e të mërziturit me kryeveprën e Tchaikovsky-t, duke vendosur nëskenë Arrëthyesin, kujtimin e fëmijërisë për shumë prej nesh. Disa ditë ku magjia nuk ka qe vetëm në muzikë, por në mënyrënsi u rikthyen kujtimet të menduara të fjetura. Kujtime që vijnë aty, janë në ty, janë me ty.

E di që shumë nga ne, shumë si ne, po mendojnë që po ikën koha e gëzimit, po jetojmë ditë të trishta, pak të ndjera, shumë të përziera.

Por ja që ka akoma njerëz që punojnë për institucione, dhe ka ende institucione që ngrihen nga njerëz.

Njerëz që besojnë se arti nuk është stoli e festave, por dritare e shpirtit.

Janë njerëz ata që të mirëpresin te dera e operas me buzëqeshjetë falur, me qeshje falas nga mirësia, me sy që duan të përcillet veç harmonia.

Janë njerëz ata që me delikatesë të tregojnë vendin në sallë, dhetë japin me zemër përshëndetje se si ta shijosh kërcimin me të bukurën Klarë.

Janë njerëz ata që kanë marrë drejtimin e këtij institucioni, qëdashurojnë punën pa kushte, edhe pse puna iu vendos kushte. Janë këta njerëz që e dinë shumë mirë që emri i tyre lidhet me misionin për të ushqyer artin me modele që nuk guxojnë tëndalen, nuk guxojnë të dorëzohen. Janë aty, flenë dhe zgjohen me operan si fëmijë, fëmija i talentuar, me të cilin shumë duhet punuar.

Unë jam një artdashuruese, jam në kërkim të momenteve tëvërteta, të atyre që frymën nuk ta përmirësojnë, po ta ndalojnë.

Frymëmarrja e ngrohtë që morëm kur ndjemë avullin e ftohtë tëArrëthyesit në TKOBAP na riktheu gjendjen e Tiranës kryeqytettë qytetarisë, të kulturës, të dashurisë.

Tirana di ende të ndiejë dhe dashurojë përmes artit.