Për 650 mijë pensionistë, invalidë e minatorë, 22 miliardë lekë, ndërsa për zyrtarët jepen 55 miliardë

778
Shpërblimi për 650 mijë pensionistë, invalidë, minatorë e veteranë Lufte është 22 miliardë lekë, për 65 mijë zyrtarë është 55 miliardë
Rezulton demagogji, politika fiskale e qeverisë, sipas të cilës “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”, mbasi vendimi për masën e shpërblimit me rastin e Vitit të Ri, po dëshmon të kundërtën. Sipas vendimit të qeverisë, personat që trajtohen me pension pleqërie dhe kategoritë e tjera sociale e në nivel varfërie si invalidët, të papunët, të trajtuarit me ndihmë ekonomike, ish-minatorët pa punë e pa pension, për festat e fund-vitit, janë trajtuar me pagesë shpërblimi financiar, deri në 3 mijë lekë të reja, por edhe kjo jo e unifikuar, por sipas një skeme të shkallëzuar, për kategori të veçanta. Në listën e trajtimit me këtë shpërblim, përfshihen 498 mijë e 242 persona, ish-punonjës shteti në pension pleqërie. Trajtohen persona me pension pleqërie, ish-punonjës të ish-kooperativave bujqësore. Përfshihen në këtë shpërblim, persona pa të ardhura, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike mujore dhe shumë kategori të tjera ish-ushtarakë e veteranë të Luftës. Në total, këtë shpërblim e përfitojnë 650 mijë pensionistë të çdo kategorie, me vlerë totale 22 miliardë lekë. Ndërsa për pensionistët, janë akorduar nga 3 mijë lekë të reja, për zyrtarët e administratës shtetërore, masa e shpërblimit për Vitin e Ri është caktuar në vlerë disa herë më të madhe. Sipas burimeve të “Telegraf”, shpërblimin për Vitin e Ri do ta përfitojnë edhe 65 mijë zyrtarë, të cilëve do t’u jepet nga një pagë mujore (ose pagë e 13-të), sipas kategorisë së pagës që ka secili prej tyre. Është fjala vetëm për zyrtarët dhe jo për mësuesit, të cilëve, nuk është vendosur t’u jepet as shpërblim festash, as pagë e 13-të, siç e përcakton ligji dhe Kontrata Kolektive e Punës e Nivelit të Parë! Me këtë diferencim, qeveria po tregon se kush merr më shumë, shpërblehet më shumë! Për akordimin e shpërblimit të zyrtarëve, nuk ka asnjë vendim qeverie, por vetëm një “OK” të heshtur të saj, për të dhënë këtë shpërblim nga fondet e çdo institucioni shtetëror, ku drejtuesit caktojnë vetë këtë masën sipas fondit të veçantë, por edhe sipas të ardhurave nga taksat dhe burimeve të tjera financiare që ata sigurojnë, në zbatim të ligjeve të shtetit dhe vendimeve e urdhëresave të këshillit të Ministrave. Kujtojmë, që në këtë fundvit, përveç shpërblimit sa 1 pagë mujore, institucionet shtetërore po organizojnë edhe dreka e darka festive (ahengje), me milionat e buxhetit të shtetit, me vlerë mesatare 7500 lekë për çdo punonjës! Sipas llogarisë, për 650 mijë pensionistët, invalidët, veteranët e luftës, personat me ndihmë ekonomike dhe ish-minatorët pa pension, qeveria ka akorduar 22 miliardë lekë, ndërsa për zyrtarët ka miratuar shpenzime totale, në vlerën 55 miliardë lekë! 
Kategoritë që shpërblehen
1. Përfitojnë 498 mijë e 242 persona me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar dhe pension qyteti.
2. Përfitojnë 79 mijë e 370 persona e familje me ndihmë ekonomike.
3. Përfitojnë 67 mijë e 311 mijë persona me aftësi të kufizuara.
4. Përfitojnë 132 mijë e 530 persona, që marrin pension si punonjës në ish-kooperativat bujqësore.
5. Përfitojnë 981 persona që kanë punuar në miniera dhe persona që kanë punuar në ish-ndërmarrjet ushtarake.
6. Përfitojnë 3037 persona që marrin pension pleqërie, si ish-punonjës nëntoke në miniera.
7. Përfitojnë 2250 persona që nuk marrin pension të posaçëm, por trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANÇ-it.
VAU-DEJËS/Bashkia e mbyll vitin 2017, me tender 282 milionë lekë blerje karburanti 

BASHKIA VAU DEJËS 
1. Autoriteti kontraktor, adresa, nr tel: Bashkia Vau Dejës, Rruga “Qafa e Gurit”, Vau Dejës, Telefon/Faks 00355 2612 0006. 
2. Lloji i Procedurës: E hapur, mall”. 
3. Objekti i kontratës: “Shpenzime karburant dhe lubrifikant”. 
4. Fondi limit: 23,532,663.00 (njëzet e tre milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë pa TVSH. 
5. Vlera e kontratës: 23,532,663.00 (njëzetë e tre milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, ose 28,239,196.00 (njëzet e tetë milion e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë me TVSH. 
6. Sasia e mallit do të përcaktohet sipas çmimit të karburantit dhe lubrifikantit në ditën e prerjes së faturës tatimore me TVSH, duke i shtuar marzhin e Fitimi të shprehur ne përqindje prej 7 (shtatë) %. 
7. Çdo faturë do të ketë bashkëlidhur Buletinin e publikimit të çmimeve të karburanteve. 
8. Vlera absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës, në rast të luhatjes së çmimeve 
9. Data e lidhjes së kontratës: 13/12/2017. 
10. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 19 dite kalendarike.
KUBIN/Bashkia jep 3 milionë për rikonstruksion shkolle dhe 11 milionë për prishje shkolle

BASHKIA KURBIN 
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT 
Data 15.12.2017 
1. Për: Operatorit Ekonomik SARK Sh.p.k.” quajtur “ SIPËRMARRËS” të përfaqësuar nga z. ARBEN KAJOLLI me Nipt K52531415H 
2. Adresa: Fier Qendër Fier Celigrad Ish-Parkut të industrisë, rajoni nr.3 
3. Procedura e prokurimit: “Kërkesë për propozim” (me mjete elektronike). 
4. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “PRISHJE E SHKOLLËS SË VJETËR FUSHË MAMURRAS”, BASHKIA KURBIN 
5. Fondi limit (nëse ka lote i ndarë sipas “Loteve”): 883.008 (tetëqind e tetëdhjetë e tre mijë e tetë) lekë pa TVSH. 
6. Data e zhvillimit të tenderit: 04/12/2017 
7. Kohëzgjatja e kontratës: 5 (pesë) ditë e nënshkrimit të kontratës. 

LIBRAZHD/Ujësjellësi shpik tender, veç për blerje sahatesh uji dhe veç, për blerje xhamash sahati
UJËSJELLËS- KANALIZIME LIBRAZHD SH.A 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ujësjellës- Kanalizime Librazhd Sh.a 
2. Adresa Sheshi demokracia, godina 22, Librazhd, Tel/Fax 0514 23048, E-mail [email protected] 
3. Lloji i procedurës se prokurimit: “KËRKESË PËR PROPOZIM – MALLRA” 
4. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “MATËSA UJI DHE XHAMA MATËSI” 
5. Fondi limit : 1.950.000 LEKE PA TVSH (NJE MILION NËNTËQIND E PESËDHJETË MIJË) 
6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 7 DITE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËS 
7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 29 / 12 /2017.
8. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 29 / 12 /2017 

VLORË/Universiteti, tender 84 milionë lekë për karta elektronike të zyrtarëve 

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË 
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT 
1. Për Firmën: ”ELEKTROSEK” shpk, Njësia Bashkiake nr. 7, Rruga e Kavajës, Pallati 100 vitrinat, Tirane, me nipt L12122013A. 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Procedure e Hapur 
3. Objekti i prokurimit: “Sistemi i sigurisë për tre godinat dhe kartat e aksesit për Rektoratin, për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë 
4. Fondi limit 7,310,139 (Shtatë milionë e treqind e dhjetë mijë e njëqind e e tridhjetë e nëntë) lekë pa TVSH 
5. Burimi i Financimit: Të ardhurat e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. 
6. Afati për ekzekutimin e kontratës së shërbimit: 20 dite nga nënshkrimi i kontratës. 
7. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në këtë procedurë këta ofertues me vlerat/për një muaj përkatëse, të ofruara: 
– OE ”ATOM” shpk., me ofertë në vlerën 7 275 110 lekë pa TVSH
– OE ”B360” shpk, nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. 
– OE ”ELEKTROSEK” shpk, me ofertë në vlerën 7 177 777 lekë pa TVSH
Sigal