Peqin/Nxënësit në protestë për rregullimin e shkollës

617
Sigal

Nisja e vitit të ri shkollor nuk solli gëzimin e pritur nga nxënësit e shkollës së fshatit Shezë në Peqin.

Shkolla e tyre është mbyllur si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2014 dhe duhet ta vazhdojnë procesin mësimor, turn i dytë në Pekisht.

Nxënësi: “Nuk na pëlqen fare të shkojmë me autobus dhe shkollën e kemi pasdite.”

Ndaj janë hedhur në protestë bashkë me prindërit me kërkesë te vetme rikonstruksionin e shkollës së tyre

Fëmijët kanë në dispozicion autobus për transportin.

Por fakti se janë turn i dytë nga ora 13 deri në 15:30 sipas prindërve po i penalizon në procesin e të nxënit.

Teksa akuzojnë vendorët për neglizhencë thonë se do të vazhdojnë protestat dhe nuk do ti çojnë fëmijët në shkollë.

Në mbështetje kanë edhe kreun e njësisë administrative, i cili thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nuk ka asnjë fond për ndërhyrje.

“Protesta është e drejtë sepse kanë shqetësimin e tyre që të edukohen sa më mirë,”-tha ai.

Në shkollën 9-vjecare në Shezë të Peqinit ndiqnin mësim edhe fëmijë nga fshatrat ngjitur, si Karthnek, Trash, Gryksh, të cilët tashmë u duhet të udhëtojnë më shumë kilometra për të marrë mësim në turnin e dytë.