“Pellgjet e shushunjave” të pushtetit të “Rilindjes”, që u kanë “pirë gjakun” shqiptarëve

706
Përparim HALILI
Deputetët e PS në zona, “shushunjat” e pangopura që shitën vende pune, licenca tregu, leje ndërtimi e vende këshilltarësh
Në një takim elektoral në Elbasan, bërë me socialistët, punonjësit e administratës, punonjësit e përpunim-peshkut e të tregut të qytetit dhe me “fshatarët e gënjyer” të zonave, që nga Kërraba e deri në Përrenjas (të mbledhur nga Taulant Balla me transport e ushqim falas), krye-rilindësi Rama foli vetëm për dy gjëra: 

1. Deklaroi se e shpëtoi Elbasanin dhe krejt zonën rrotull tij nga helmi dhe sëmundjet e plehrave, duke ndërtuar Landfillin. Në fakt, fushat dhe malet me plehra në Elbasan, i krijoi ish-pushteti i PS në vitet 1997-2005 dhe i pastroi bota me dhunë, duke nxjerr jashtë loje edhe “shushunjat” e zyrave të “Rilindjes”, të cilat prej 3 vitesh bllokonin projektin duke kërkuar ryshfete e “thela” aksionesh, mes të cilëve edhe një “shushunjë” që është në “kullën” kryeministrore e që në çdo takim i mban dosjen bosh krye-rilindësit! Mirëpo, krye-rilindësi atë harroi të përmendte “Kancer Kurum”-in, këtë qendër “vrasëse” të jetës e cila edhe pse është vetëshpallur i falimentuar dhe është bllokuar si aktivitet me vendim gjykate edhe për miliarda lekë borxhe ndaj qindra bizneseve e ndaj “arkës së shtetit”, prej “Rilindjes” po vazhdon të lejohet të punojë ilegalisht, duke vazhduar të helmojë banorët, bizneset, ushqimet, florën e faunën, bagëtitë dhe ujërat e krejt zonës. 

2. Në Elbasan, “krye-rilindësi” foli për “shushunja”, duke sulmuar aleatin LSI, që i dha mundësinë të përmbushte ëndrrën e tij psiko-delirante e të pa merituar për t’u bërë kryeministër edhe duke u lëpirë në vende delikate, ëndërr që nuk mundi ta bënte dot realitet mbasi shqiptarët nuk ia dhanë votën edhe për shkak të mosbesimit e çekulibrimeve të tij mendore. Po kështu, ai etiketoi si “shushunja”, disa sektorë shërbimesh publike që drejtohen nga aleati i tij LSI, i cili e solli dhe e mbajti në pushtet, deri ditën kur ai përdhosi moralin bashkëpunues e… prej frikës së përzënies nga kolltuku kryeministror, i dha çadrës gjysmën e pushtetit me pazar! Mirëpo, ndërsa etiketoi disa sektorë shërbimesh publike si “shushunja”, “krye-rilindësi” nuk përmendi “pellgjet me shushunja” që prej 4 vitesh, ai së bashku me klanin e tij ministra, deputetë, drejtorë, familjarë, sekserë, banditë, mafiozë, trafikantë, kriminelë e deri hajdutë ordinerë, kanë krijuar, po komandojnë e po i përdorin barbarisht ndaj shqiptarëve dhe ekonomisë kombëtare. 

“Shushunjat” e koncesioneve në shëndetësi
Vetëm nga “shushunja” Ilir Beqja, janë “thithur” mbi 500 milionë euro “gjak” nga fondet e shërbimit mjekësor, me koncesione fiktive të “Check-up”-it, Hemodializës, Sterilizimit të pajisjeve mjekësore, Mbetjeve spitalore, Laboratorëve Mjekësor etj., dhënë “krye-shushunjës” Vilma Nushi dhe klientëve të tjerë të kupolës së “Rilindjes”, pa llogaritur miliardat me çmimet dhe rimbursimet e ilaçeve, me importin e “penave” dhe barnave të diabetit, me protezat ortopedike, me ilaçet, pajisjet e hotelerisë, parkimin, ushqimin dhe shërbimin e lavanderisë në spitale, ku bëhet batërdia në vjedhje me letra furnizimesh e shpenzimesh false, të cilat janë dirigjuar nga Ilir Beqja dhe “banda” e tij e tenderëve në ministri. 

“Shushunja” e gjobave të policisë “blu”
Vetëm nga “shushunja” polici rrugore, qytetarëve u zhvaten mbi 500 milionë lekë në muaj, nëpërmjet gjobave fiktive që u vendosen automjeteve prej “kaçakëve” blu që dalin nëpër rrugë e bëjnë terror për të mbushur arkën e shtetit, që batakçinjtë e Rilindjes e vjedhin nëpërmjet tenderëve për shërbime që nuk kryhen ose që kryhen përgjysmë! 

“Shushunjat” ministri e Brendshme, me kutinë e ndihmës së shpejtë 
Krye-rilindësi, harroi të fliste për “shushunjën” ministri e Brendshme, e cila me kutinë e ndihmës së shpejtë, me tabelën bllokuese dhe jelekun fosforeshent, zhvati 629 mijë drejtues automjetesh, deri tek “Dum-Dumët” dhe traktorët e fushave, që rezultoi se ishin biznes i familjes së ish-ministrit të Brendshëm dhe disa batakçinjve të lidhur me të në policitë rajonale, biznes që më pas u quajt i paligjshëm por, ndërkaq miliardat u zhdukën.

Dy “pellgjet e shushunjave”, ministria e Ekonomisë dhe ministria e Financave
Është ish-ministri Arben Ahmetaj, “krye-shushunja” më e fryrë e pushtetit të “Rilindjes”, që me pazaret dhe akrobacitë e tij me ekonomisë dhe financat shqiptare, i ktheu në “pellgje shushunjash” ministrinë e Ekonomisë dhe ministrinë e Financave, duke shkatërruar buxhetin e shtetit, duke përdorur taksat publike për OJF dhe pazare koncesionesh, duke zhdukur miliarda fonde të turizmit me letra shpenzimesh për investime e shërbime fiktive, duke rritur borxhin shtetëror me 30%!

“Shushunjat” e tatimeve
Nuk përmendi “krye-shushunjën” e graduar në tatime, e cila e ktheu këtë shërbim publik, në “moçal shushunjash” që u “pinin gjakun” bizneseve të mëdha, të vogla e të mesme me ryshfete të detyrueshme, me bllokime aktiviteti kur kundërshtonin, me 65 mijë sekuestrime e 210 mijë gjoba fiktive dhe të qëllimta! 
“Shushunjat” e doganave
Nuk përmendi “pellgun e shushunjave” në dogana, ku “lukunia e shushunjave” bëri kërdinë mbi bizneset dhe import-eksportet e çdo produkti e malli, duke zhvatur ryshfete për vete e për shefat e kupolës së “Rilindjes”, duke grabitur të ardhurat publike nga ky shërbim, duke lejuar kontrabandën dhe evazionin fiskal me fshehjen dhe zhdukjen e 40% të të ardhurave që duheshin arkëtuar realisht çdo vit. 
Deputetët e PS në zona, “shushunjat” e punësimeve 
Një “pellg shushunjash” të bartura e të pangopura, që u kanë “pirë gjakun” shqiptarëve janë deputetët e ish-deputetë të “Rilindjes”, të cilët u kanë “pirë gjakun” shqiptarëve. Me fuqinë e “Rilindjes”, instalimit, vërshimit, masivizimit dhe shfrenimit të korrupsionit pas vitit 2013, deputetët e “Rilindjes” në u kthyen në “shushunja” që zhvatnin qytetarët të cilët kërkonin një leje tregtie, leje minerare e leje ndërtimi nga bashkitë. “Shushunja” ishin për ata që kërkonin vende pune në administratën shtetërore, në arsim, shëndetësi, tatime, dogana, kulturë, zjarrfikëse, ushtri, polici, naftë, energji, në sektorin e turizmit, kontrollin ushqimor, në rezervat e shtetit, në zyrat e punës etj. Nuk duhet harruar roli prej sekseri, që deputetët e “besuar” të zonave, bënin me ministrat dhe “krye-rilindësin”, për të punësuar drejtorë rajonalë e qendror nëpër ministri e në shërbimet publike! Deputetët “shushunja”, u merrnin qytetarëve nga 2000-3000-5000 e deri në 10 mijë euro pagesë për një vend pune, ku tarifat e larta ishin për punësime në kufi, dogana e tatime, aeroport kudo ku “buron leku” nëpërmjet korrupsionit! 

FAKTI/30 “shushunjat” të pushtetit të “Rilindjes” 
1. “Shushunja” e HEC-ve
2. “Shushunja” e taksave dhe gjobave private në porte e kufirin tokësor
3. “Shushunja” e çmimeve dhe faturave afrofe Energji
4. “Shushunja” e çmimeve dhe taksave në ujësjellës
5. “Shushunja” e taksave dhe tarifave në universitete
6. “Shushunja” e legalizimeve
7. “Shushunja” e lejeve të ndërtimeve
8. “Shushunja” e taksa publike ndaj qytetarëve
9. “Shushunja” e çmimet e imputeve bujqësore
10. “Shushunja” e ryshfeteve e taksave në zyrat e bashkive
11. “Shushunja” e çmimeve dhe TVSH së ilaçeve
12. “Shushunja” e korrupsionit në spitale
13. “Shushunja” e ryshfeteve dhe gjobave të qëllimta të policive bashkiake
14. “Shushunja” e ryshfeteve dhe taksave në konsullatat shqiptare 
15. “Shushunja” e çmimeve transportin urban publik
16. “Shushunja” e çmimeve në transportin ajror
17. “Shushunja” e taksave të qarkullimit rrugor
18. “Shushunja” e çmimit të ushqimeve
19. “Shushunja” e çmimit të karburanteve 
20. “Shushunja” e çmimeve të telefonisë fike dhe celulare
21. “Shushunja” e çmimeve të sigurimeve të jetës dhe automjeteve
22. “Shushunja” e kolaudimit monopol të automjeteve
23. “Shushunja” e Kontrollit Ushqimor (AKU)
24. “Shushunja” e çmimit të naftës për fermerëve
25. “Shushunja”e çmimeve të librave shkollorë
26. “Shushunja” e çmimit të pasaportave dhe Kartave të Identitetit
27. “Shushunja” e çmimeve në sigurimet shoqërore
28. “Shushunja” e taksave të turizmit
29. “Shushunja” e taksave të licencave për të drejtat e autorit
30. “Shushunjat” e ministrive që u japin OJF klienteliste e të shtetarëve, fonde nga taksat e shqiptarëve, për projekte fiktive
Sigal