Peleshi: Neutralizuam 14 vatra në Sazan, por flakët vazhdojnë

208
Sigal

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.

“Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare.

Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse” – thotë Peleshi.

Reagimi vjen pas raportimeve se po bëhet shumë pak punë në terren pasi relievi është shumë i vështirë dhe nevojitet ndërhyrje nga ajri.