Peleshi në Korçë: Fermerët e pajisur me NIPT, kanë përfitime të mëdha

612
Pajisja me NIPT, në kuadër të formalizimit të sektorit të bujqësisë, nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerin, por e bën fermerin pjesë të sistemit formal të ekonomisë dhe rrit mundësitë e daljes lirshëm në treg. Kështu është shprehur zv.kryeministri Niko Peleshi gjatë një takim me fermerë të qarkut të Korçës. “Të jesh sot një fermer me NIPT do të thotë se je futur në sistemin formal të ekonomisë shqiptare dhe të bujqësisë në rastin konkret, do të thotë që ke mundësi të shesësh lirshëm produktet e tua, por mbi të gjitha t’i shesësh ato me kosto zero. Siç e dini, Tatimi i Vlerës së Shtuar rimbursohet në masën 100%. Kështu që kostoja e fermerit të pajisur me NIPT është zero, ndërkohë përfitimet janë të mëdha”, u shpreh Peleshi.
Zv.kryeministri ndërsa bëri të ditur se deri tani 2670 fermerë janë pajisur me NIPT, foli dhe për qëndrimin e PD-së duke thënë se, “është për të ardhur keq të shikosh ish-ministrin e Financave, tetë vjet në detyrë të dalë kundër nismës sonë për formalizimin e bujqësisë”. Rajoni i Korçës përbën fushën e dytë bujqësore më të madhe në Shqipëri, pas Myzeqesë.
Sigal