Pediatri: Ju tregoj recetën çudibërëse kundër koronavirusit

174

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar një pediatër nga Kosova.

Pediatri, u shpreh se për të mbajtur “larg” koronavirusin duhet të ushqehemi sa më shëndetshëm, duke forcuar në këtë mënyrë imunitetin në organizëm. Ai rekomandoi këtë recetë: Mjaltë, hurdha, xhenxhefil, karota, rrush dhe fruta të thata.

Gjithashtu ai tha që të ushqehemi me frutat dhe perimet e stinës dhe të merremi sa më shumë me aktivitete fizike në ambientet e shtëpisë, për t’u mbrojtur në këtë mënyrë nga kjo pandemi.

“Ushqimi është shumë i rëndësishëm, ndikon direkt në ngritjen e imunitetit dhe përballon më mirë sëmundjen. Përbërësit, është e bazuar në disa përbërës që është mjalti hurdhat, janë xhenxhefili, karota rrushi, frutat e thata. E rëndësishme është që mund të përdoret nga të gjitha moshat, nga 1 vjeç e më lart.

Kemi raste që edhe fëmijët preken dhe shtrohen në spitale. Unë sugjeroj që të qëndroni në shtëpi, ushqehuni shëndetshëm, sidomos me frutat që përmbajnë vitaminën C. Hani perime dhe fruta të stinës si edhe receta që unë prezantova, mund ndihmojë shumë. Merruni me aktivitete fizike brenda ambienteve të shtëpisë”, u shpreh pediatri