Sigal

Mos marrja parasysh nga qeveria e kërkesave të studentëve dhe pedagogëve ka bërë që pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale të futen në grevë pa afat.

Vendimi u mor nga vetë pedagogët sipas të cilëve qeveria nuk po shqetësohet aspak për rregullimin e arsimit të lartë.

Kujtojmë që para një jave është mbledhur Asambleja e Universitetit të Tiranës dhe i ka dhënë afar qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit afat një javë për plotësimin e kërkesave. Afati ishte data 1 shkurt.