PDIU dhe Shoqata Patriotike Atdhetare “Çamëria”: Çështja Çame do ekzistojë do apo s’do presidenti grek

491
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Patriotike Atdhetare “Çamëria” kanë dalë në një qëndrim pas deklaratave të Presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili kërcënoi me veto në BE. Sipas PDIU-së, është e tepërt heshtja përballë fyerjes dhe përbuzjes. Madje PDIU deklaron se presidenti grek është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”
Deklarata e PDIU dhe “Shoqatës Patriotike Atdhetare Çamëria”
Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj. Por, kur deklaratat e përroit psikik vijnë nga kreu i shtetit grek, Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë. Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalojë nga lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat evropiane. Nëse Shqipëria do të heshte përballë shkeljes së të drejtave të njeriut ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE. Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme. PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme. Është e tepërt heshtja përballë fyerjes dhe përbuzjes. Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë. i trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake. Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet. Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan gjenocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën më pas. Prandaj, ja ku po i themi Presidentit “trim”: Sado të kërcënosh me veto, pa veto, me ushtarë e pa ushtarë, Çështja Çame ekziston, përderisa ne, bijtë e Çamërisë marrim ende frymë. Nëse na do përballë, përballë do na kesh!
Sigal