PD-ja çon në Kushtetuese koncensionin e Butrintit

95
Sigal

PD ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin e miratuar nga qeveria që jep me koncension parkun e Butrintit.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat tha: “Kemi ardhur bashkë me provat për të dorëzuar padi në Gjykaten Kushtetuese kundër koncensioni të Butrintit.

Kërkojmë nga GJK shfuqizim të ligjit për koncensionin e së dyti pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji se do krijonte dëme të parikuperueshme nëse do prisnim deri në momentin e shfuqizimit.

“Kjo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputetë të Kuvendit, duke qenë se cështja është me shumë rëndësi ne kemi ardhur me 36 firma nga të cilat 32 janë të PD, 3 të PL e një të deputetit Dashamir Shehi. Kemi ardhur të bashkuar në këtë kauzë”.

Sipas saj, “ka ardhur nje padi me te cilen te jeni te sigurt se do fitoje Butrinti e shqiptaret se shkeljet jane flagrante”.