PD hedh në sulm 100 “agjentë”, për të demaskuar 15 ministra

503
Diversioni i “”projektuar” si aksion përmbysjeje ndaj qeverisjes “Rilindja”, ose më saktë ndaj koalicionit PS-LSI, ka nisur me një skemë tjetër. Në dy vjet pushtet të PS-LSI, opozita nuk ka mundur dot të krijoj një kauzë social-ekonomike-politike efiçente për shkak të degradimit të saj në 8 vite pushtet, duke u tjetërsuar në një “gramafon” shurdhues që zhurmon, por nuk thotë asgjë. E gjendur përballë asfiksimit alternativë e moral, duket se “stekat” e vjetra të intrigës dhe shpifjes në PD, kanë futur në veprim një tjetër plan shpresëdhenës, që me provën e parë “Zagani”, kanë menduar se u dha sukses. Burime nga PD, informuan në gazetën “Telegraf”, se opozita ka “inskenuar” një plan sulmi ndaj mazhorancës me akuza. Këto akuza opozita, nuk do të bejë publike në linjë politike, por duke përdorur ish-zyrtarë dhe zyrtarë e madjhe drejtues të lartë që janë ende edhe në pushtetin “Rilindja”. Ky plan sulmi denoncimesh e nxjerrje “lakrash” nisi me ish-drejtuesin e policisë së shtetit Zagani dhe do të vazhdojë me të tjera figura. Sipas “”skenarit” të shefave të vjetër e të rinj të PD, projekti për të sul;muar qeverisjen është planifikuar të bëhet në 15 ministri, ndaj 15 ministrave, me objekt publikim faktesh korruptive. Opozita ka menduar të hedh në veprim kundër mazhorancës 100 zyrtarë të lartë që kanë qenë me funksione dhe janë ende me funksione të larta. Sipas planit të opozitës, objekt sulmi janë ministrat “kyç” të qeverisjes “Rilindja”, të cilët kanë pasur e kanë lidhje me krimin ekonomik. Konkretisht në qendër të sulmit denoncues janë ministrat Gjiknuri, Beqja, Haxhinasto, Nikolla, Koka, Cani, Tahiri, Kodheli, Gjermeni, Bushati, Kumbaro e madje edhe ministra që nuk janë përfolur për korrupsion, por që opozita u ka krijuar dosje qëllimisht, për të “nxirr” imazhin e qeverisjes “Rilindja”. Qëllimi i opozitës është, që në opinionin shqiptar e atë ndërkombëtar të krijohet një mjedis “blozë” për qeverisjen, duke përdorur emra korruptiv e të inkriminuar ministrash, të cilët realisht janë “shefa” të korrupsionit të kësaj mazhorance, por që aferat e tyre me tenderët, koncesionet, pazaret, emërimet e shkarkimet e zyrtarëve i deklarojnë si “preferencë”” të kryeministrit Rama. Në fakt, ky opinion qarkullon dhe opozita po e përdor si “predhë” kundër mazhorancës, madje edhe duke shfrytëzuar zhvilimet e fundit. Të 100 agjentët e PD, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë deri me poste të larta në mazhorancën aktualke, janë instuktuar që të publikojnë prova korruptive të shefave të 15 ministrave ku ata kanë qenë ose janë akoma në detyrë, duke depozituar pranë SHISH” të PD dosje konkrete, por edhe denoncime publike gojore, si rasti i Zaganit
Sigal