Pazaret e drejtuesve shtetërorë, anulojnë tenderët nga 5-6 herë

501
DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR SARANDË 
Autoriteti Kontraktor “ Drejtoria e Shërbimit Spitalor Sarande “ njofton se procedura e prokurimit me objekt “Blerje e shërbimit të evadimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore” Tender i Hapur – shërbime me elektronike, planifikuar për t’u zhvilluar me datën 22.02.2017 ora 10:00, anulohet për arsye se ky shërbim do të prokurohet me procedurë të përqendruar nga Ministria e Shëndetësisë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 
Autoriteti kontraktor, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, në zbatim të nenit 24, pika 1 (a) të Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”( i ndryshuar), procedura e prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekt “Blerje mobilie për Adisa” me fond limit 2 298 644 (dy milion e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e katër) Lekë pa Tvsh, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit e zhvilluar më datë 09.12.2017, për arsye se autoriteti kontraktorë, 

DREJTORIA RAJONALE E SHËNDETËSISË BERAT 
Autoriteti Kontraktor, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, Berat njofton për anulimin e procedurës se prokurimit “Kërkesë për propozim” me objekt: ”Shërbimi me roje private për vitin 2017”, me fond 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë pa tvsh, e cila do të zhvillohej me datë 06.02.2017. Arsyeja e anulimit: është shënuar gabim data e mbylljes së tenderit në fazën Informacion Administrativ.

BASHKIA LIBRAZHD 
Objekti” “Rikonstruksioni i kanalit vaditës Funarës (nga Sifoni-lagjja Prosi) Nj. Administrative Orenje, Rikonstruksioni i kanalit vaditës Gurra e Zeze-Frashër Mnjollë, Nj, Admin Hotolisht, Rikonstruksioni i kanalit vaditës të fshatit Zgosht, Nj,Admin Lunik, Rikonstruksioni i kanalit vaditës të lagjeve Gostimë +Doci+Alimetaj, si dhe Rikonstruksioni i kanalit vaditës të lagjeve Gjell+Braho, Nj.Ad Polis. Titullari i AK, urdhëron njësinë e prokurimit për të anuluar procedurën në sistemin elektronik.

UJESJELLES KANALIZIME SHA POGRADEC 
Autoriteti Kontraktor Ujësjellës Kanalizime sha Pogradec anulon procedurën e prokurimit “Shërbimi i Ruajtjes Fizike të Objekteve të Ujësjellës Kanalizime sha Pogradec me fond limit 16 135 804 lekë pa tvsh. Për shkak të mosvazhdimit në sistem të procedurës së prokurimit si dhe përfundimit të afatit 23 ditë për pranim ofertash, për shkak të gjendjes së pezulluar, për të siguruar një procedurë sa më transparente .
QËNDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE 
Qëndra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar, për anulimin e procedurës, Kërkesë për propozim me objekt : “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike ne ambientet e Q.K.U.M-se” me fond limit 7.083.333 (shtatë milionë e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre lekë) pa TVSH.
Sigal