Pazar para privatizimit të “Albpetrol”, ERE i jep licencë për tregti energjie elektrike, që blerësi ta ketë gati

702
Përparim HALILI
Në këtë kompani vazhdojnë blerjet dhe humbjet në miliona euro, ndërkohë që kompania është nxjerrë në shitje
Një skandal tjetër ka ndodhur këto ditë me “Albpetrol”, por këtë radhë i mbështetur me vendim nga institucionet qendrore shtetërore, duke krijuar hapësira dhe lehtësi biznesi jo për aktivitetin e kësaj ndërmarrjeje shtetërore, por për interesat e klientit që do ta blej këtë kompani të madhe strategjike kombëtare të vendit tonë, nxjerr në shitje edhe para 6 vitesh, por që u bllokua prej prishjes s parave mes shtetarëve dhe blerësve të paracaktuar! Bëhet fjalë për licencim të “Albpetrol” edhe në biznesin e shitjes së energjisë elektrike. Siç dihet kompania “Albpetrol” nuk ka as HEC-e, as TEC-e për prodhim energjie, mbasi këto janë në administrim të kompanisë shtetërore KESH. Mirëpo, që Enti Rregullator i Energjisë (ERE), futet në lojë e licencimit të kompanisë “Albpetorl” për blerje dhe shitje energjie elektrike, kur kjo kompania ka aktivitet të miratuar me ligj, vetëm për hapje pusesh, ndërtim impiantesh, prodhim, përpunim dhe shitje hidrokarburesh e nënproduktesh të tyre, por edhe këto të kontrolluara nga shteti! Janë dy vendime që ka marrë Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në favor të licencimit për treg energjie prej kompanisë “Albepetrol”. Sipas këtyre vendimeve, përveç naftës dhe gazit, mazutit, benzinës dhe produkteve të tjera, kjo kompani ka të drejtën e plotë të futet e të operojë në tregun e HEC-ve e TEC-ve, për të blerë dh shitur energji tek klientë të tjerë, që në Shqipëri është shteti. Kjo nuk është lajthitje e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), por pjesë e pazarit që qeveria ka bërë me blerësin e pritshëm të kompanisë “Albpetrol”, me synimin që përveç aktivitetit të prodhimit dhe shitjes së hidrokarbureve, të ketë si biznes “plus” edhe tregun e energjisë elektrike! Për të realizuar këtë “marrëveshje” me blerësin e paracaktuar, qeveria ka përdorur Entin Rregullator të Energjisë (ERE), si agjencia e vetme kombëtare që licencon në këtë treg. ndërkohë që “Albpetrol” është kompania, e cila do t’ia dorëzojë blerësit këtë licencë, si pjesë të aktivitetit ligjor të kompanisë! 
Vendimi Nr. 141, datë 6. 9. 2017 për blerje të energjisë elektrike.
“Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “ç” të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “d”; 5, pika 1, germa “d”; 13 të rregullores “Për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.6.2016 dhe nenit 15 të “Rregullave për organizimin, funksionimin dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016; Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 6.9.2017, pasi shqyrtoi relacionin për licencimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a., në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike, të përgatitur nga Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut, konstatoi se: Shoqëria “Albpetrol” sh.a., me shkresën nr. 3322/1 prot., datë 11.5.2017, protokolluar në ERE me nr. 385/1 prot., datë 12.5.2017, ka paraqitur kërkesën për t’u pajisur me licencë në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike. Bordi i ERE-s me vendimin nr. 86, datë 7.6.2017, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a. në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike”.
Vendimi Nr. 140, datë 6.9.2017 për shitje të energjisë elektrike
Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “d” të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “e”; 5, pika 1, germa “e”; 13 të rregullores “Për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.6.2016 dhe nenit 15 të “Rregullave për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016; Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 6. 9. 2017, pasi shqyrtoi relacionin për licencimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, të përgatitur nga Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut, konstatoi se: Shoqëria “Albpetrol” sh.a., me shkresën nr. 3322/1 prot., datë 11.5.2017, protokolluar në ERE me nr. 385/1 prot., datë 12.5.2017, ka paraqitur kërkesën për t’u pajisur me licencë në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike. Bordi i ERE-s me vendimin nr. 85, datë 7.6.2017, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “Albpetrol” sh.a. në aktivitetin e tregtimit të Energjisë Elektrike”.
Puset e “taposur” të naftës shfrytëzohen ilegalisht, vjedhja 5 milionë dollarë në vit
Një tjetër skandal vazhdon të bëhet lirshëm prej drejtuesve të kompanisë “Albpetrol”. Sipas informacioneve që ka gazeta “Telegraf” dhe sipas denoncimeve të shumta të dërguara në policinë dhe prokurorinë e qarkut të Fierit, thuhet se një numër i madh pusesh nafte e gazi, figurojnë të “taposur” (bllokuar) për shkaqe teknike dhe për “rezerva prodhimi” në momente kur prodhimi mund të bjerë për shkak të shterimit ose defekteve të tej-zgjatur në puset tjerë. megjithëse shkresërisht, këto puse figurojnë të “taposur” e jashtë prodhimit, thuhet se ato shfrytëzohen me kapacitet të plotë, duke mos e pasuruara prodhimin në bilancet e kompanisë. Punonjës të sektorit të naftës, kanë bërë shumë denoncime për këtë krim ekonomik-financiar, që mbush “thasët” e drejtuesve të kompanisë “Albpetrol” me miliona dollarë fitime. prodhimi që nxirret prej këtyre puseve, nuk bëhet pjesë e prodhimit të deklaruar, por futet në tregun ilegal nëpërmjet sekserëve dhe kompanive të tregut të karburanteve në zonën e Fierit, Ballshit, Beratit, Patosit, Kuçovës. Sipas informacionit, thuhet se të ardhurat vjetore që sigurohen nga shfrytëzimi i këtyre puseve që shfrytëzohen ilegalisht, arrin në afro 5 milionë dollarë!
KLSH/Drejtuesit e “Albpetrol”, 10.5 milionë euro abuzim me çmimet shitjes dhe transportit të naftës 
Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori administratorin e kompanisë shtetërore Albpetrol dhe disa drejtues të tjerë të kësaj kompanie. Nga një audit i kryer nga data 1 gusht i vitit 2013 deri më 30 qershor i vitit 2014 rezultoi se shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik prej afro 10 milionë euro. 9.5 milionë euro është dëmi i ardhur si pasojë e zbritjeve “të gabuara” në llogaritje. 1.4 milionë dollarë (afro 1 milionë euro) është abuzimi nga kostot te transportit të naftës. Sipas KLSH, “Albpetrol”, në kundërshtim me ligjin, ka funksionuar si agjent kompanish koncesionare: pra, një kompani shtetërore që ka funksionuar tërësisht në dobi të interesave të kompanive koncesionare private dhe interesave të drejtuesve më të lartë të saj, nëpërmjet shmangies nga vendimmarrja të Këshillit të Ministrave, Këshillit Mbikëqyrës, Drejtorisë së Auditit të Brendshëm dhe drejtorive të tjera të “Albpetrol”, si dhe krijimit e konsolidimit të strukturave paralele drejtuese në brendësi të shoqërisë.
Data 19 prill 2017/Drejtori i “Albpetrol” nën hetim për klientlizëm dhe bllokim biznesesh
Drejtori i kompanisë publike “Albpetrol”, Endri Puka është ende zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, për skandalin e abuzimit me detyrën, me objekt “favorizim i paligjshëm klientësh të paracaktuar në tregun e hidrokarbureve”. Ai është paraqitur në zyrat e prokurorisë në datën 19 Prill 2017, ndërsa prokurori i çështjes i ka komunikuar zyrtarisht veprën për të cilën dyshohet ai: “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”. Ky hetim i nisur nga prokuroria lidhet me pazaret që kreu i kompanisë “Albpetrol”, ka bërë kundër koncesionarit “Phoenix”, duke i marrë puset në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me kërkesën e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe të ministrit të Financave. Prokuroria ka konstatuar, se marrëveshja është miratuar dhe legjitimuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013 dhe mund të anulohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave ose me një vendim gjykate, gjë të cilën drejtori Puka e ka shpërfillur dhe për këtë është ende nën hetim me dosje të hapur. 
Sigal