Pasuritë kriminale, janë konfiskuar vetëm 30 mijë euro

378
Sigal

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda duke kërkuar në Komisionin e Sigurisë votën pro aktit normativ për paketën ”Anti-KCK”, nënvizon se shifrat janë qesharake.

”Nga 1 mln euro në vitin 2013 të sekuestruara pasuri kriminale nga Policia e Shtetit, në 91 mln pasuri të sekuestruara nga Policia e Shtetit në 2019. Fatkeqësisht a e dini ju sa ka përfunduar nga ky 90 mln me vendim gjykatë, sa janë konfiskuar? Është qesharake. 30 mijë euro”.

SIpas saj, Oeracioni Forca e Ligjit do të veprojë me një kohë të kufizuar, për ti lënë vendin më pas BKH. ”OFL si strukturë e posacme dhe fuqi e aktit normativ në dhjetor 2020, por më pas ndoshta dhe produkti, puna do di kalojë BKH”

Në zbatim të paketës ”Anti-KÇK” i është kërkuar deklarimit të pasurisë rreth 25 personave. Pas paraqitjes së formularit SPAK ka detyrim të japë vendimin brenda 15 ditëve dhe më pas çështja kalon në gjykatë.