Pastrimi i territorit nga municionet, Gjermania mbështet Shqipërinë

580
Iniciativën për pastrimin e territorit Shqiptar nga municionet dhe lëndët eksplozive të rrezikshme për popullsinë e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Gjermania .Më 6 korrik 2015 Ambasadori Gjerman Hellmut Hoffmann dhe përfaqësuesja e UNDP Zineb Touimi-Benjelloun nënshkruan një kontratë, e cila do të mundësojë mbështetjen e Albanian Mine Monitoring Co-ordination Office (AMMCO) deri në fund të vitit 2016
Kontrata në vlerën e 250.000 eurove garanton punën në sektorin e pastrimit të të ashtuquajturave „Hot Spot“-e. „Hot Spot“-et në Shqipëri u krijuan gjatë trazirave të vitit 1997, kur në gjithë vendin u grabitën depot ushtarake me municione dhe lëndë eksplozive. Gjatë grabitjeve të tyre pati edhe shpërthime gjatë të cilave lokalitetet ushtarake dhe hapësirat përreth u kontaminuan me mbetje eksplozive dhe municione të pashpërthyera. Kjo përbën rrezik për popullsinë e atyre zonave edhe sot. 
“Me punën e rëndësishme të AMMCO-s mund të vijjohet më tej me eleminimin e „Hot Spot“-eve në Shqipëri“, u shpreh Ambasadori Gjerman Hoffmann. Touimi-Benjelloun deklaroi duke plotësuar: „Ky program do ta bëjë Shqipërinë çdo ditë e më të sigurt.“
Kontrata u nënshkrua në praninë e Zv. Ministrit të Mbrojtjes Petro Koci si dhe të Komandantit të Trupave Mbështetëse të Forcave të Armatosura shqiptare
Sigal