Pasi u përdorën për transport droge, furgoni i policisë kapet duke u ngarkuar me hekur

Furgonat e Policisë së Shtetit janë multi-funksinale. Kjo gjë duket edhe nga një denoncim i bërë nga një qytetar në media.

Siç edhe duket nga pamjet, makina e Policisë së Shtetit në Elbasan transporton hekura.

NOA

Në video, duket efektivi, i veshur me uniformë policie, që nënkupton se mund të jetë në orarin zyrtar të punës.

Por, në vend që të shërbejë në funksion të sigurisë dhe rendit, ai nuk po patrullon me automjetin në qytet, por po mbush bagazhin me hekura.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë Mbret të qytetit.