Australia po ndodhet në një situatë vërtetë të pazakontë dhe shqetësuese që prej fillimit të muajit shtator të vitit të kaluar. Pas zjarreve vdekjeprurëse që erdhën si pasojë e thatësirës disa mujorshe në kontinentin australian, brenda 24 orëve është përfshirë nga një breshër i furishëm dhe nga një stuhi ere në verilindje.
Sa i përket breshërit, mediat e huaja shkruajnë se ‘topat që ranë nga qielli kishin madhësisë e topave të golfit’. Pati vetëm dëme materiale edhe pse nga madhësia e kokrrave mund të kishte edhe në njerëz.
Kurse stuhia e erës përfshiu disa zona ku dëmtoi dritaret e shtëpive dhe lëndoi disa shpendë.