Pas Vlorës dhe Durrësit, ja qytet e tjera ku po zhvillohen kontrolle të befasishme nga RENEA

86
Sigal

Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA janë duke ushtruar kontrolle të befasishme në Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës.

Sipas informacioneve, operacionet po zhvillohen për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me arme zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

Janë shoqëruar dhjetra persona, kryesisht persna me precedent kriminal, një person me armë zjarri në Vlorë.