Pas vendimit të Strasburgut, Apeli heq sekuestron ndaj “Lapsi.al”

210
Sigal

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hequr sekuestron për kompjuterat dhe serverat e Lapsi.al, media që publikoi “skandalin” e patronazhistëve të PS, që përdornin të dhënat personale të qytetarëve.

Më herët, Gjykata e Posaçme pranoi një kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pajimeve të gazetarëve, si pjesë e hetimit për databazën me të dhëna personale të votuesve të Tiranës.

Vendimi i kësaj të Enjteje për heqjen e sekuestros vjen pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit online Lapsi.al.