Pas Shkodrës, OSHEE aksion blic edhe në Durrës. 13 abonentë kapen duke vjedhur energji

582
Pas operacionit të zhvilluar në Shkodër, OSHEE ka realizuar edhe një aksion blic në Durrës, për konstatimin e rasteve të vjedhjes së energjisë.
Vetëm në një ditë, janë proceduar penalisht 13 abonentë, që të gjithë nga qyteti i Durrësit, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, parashikuar në Kodin Penal.
Shoqërimet në Policinë e Shtetit janë bërë në prezencë të oficerit të policisë gjyqësore, bazuar mbi provat dhe procesverbalet e akt-konstatimit e abonentëve të kapur në flagrancë.
Sipas akuzës, të 13 abonentët janë kapur duke u furnizuar në mënyrë të paligjshme përmes linjave të dyta, vjedhje e hapur kjo, që dëmton jo vetëm interesat e kompanisë, por edhe barazinë ligjore me abonentët e rregullt.
Abonentët janë:
1. Besnik S.
2. Tatjana S.
3. Anife L.
4. Alban R.
5. Ndrec K.
6. Xhelal H.
7. Filip D.
8. Sokol V.
9. Astrit D.
10. Pash N.
11. Prek N. L.
12. Sherif Z.
13. Llesh Ll.
Të trembëdhjetë abonentët janë kapur brenda ditës, pas kontrollit të ushtruar nga Drejtoria Rajonale Durrës, ku 8 prej tyre furnizoheshin nga e njëjta kabinë.
Nisur nga kjo situatë, “OSHEE u bën thirrje abonentëve të mos zgjedhin rrugën e gabuar, pasi askush nuk do të tolerohet, por të respektojnë ligjin”.
Sigal