Pas pezullimit për shkak të përmbytjeve, rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit

522
Pas pezullimit të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit në kryeqytet mbrëmjen e kaluar për shkak të përmbytjeve, mëngjesin e sotëm kanë rinisur normalisht fluturimet. Më herët ishin pezulluar të gjitha fluturimet për shkak të pistës së përmbytur.
Kujtojmë se më herët, moti i keq detyroi devijimin e dy fluturimeve, ku një aeroplan i cili ishte nisur nga Milano u devijua në orën 21:25 t mbrëmjes së kaluar dhe një charter i nisur nga Stambolli u devijua në Shkup rretho orës 21:20.
Moti i keq me shira të dendur ka sjellë probleme dhe përmbytje në disa zona të vendit, ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri për çdo emergjencë.
Sigal