Pas një kohe të gjatë online rinis mësimi në gjimnaze

200
Sigal

Pas rikthimit të maturantëve në 1 prill në 215 gjimnazet e 10 bashkive të cilësuara si zona të kuqe, me uljen e infektimeve, këtë të martë shkollat e mesme hapën dyert edhe për nxënësit e klasave të 10 dhe 11.

Dy vitet e para të shkollës së mesme do të zbatojnë skenarin e dytë të mësimit të kombinuar, edhe në klasë edhe në distancë. Ndryshimi i metodës së mësimdhënies është pritur kryesisht mirë nga nxënësit, por kishte edhe të tjerë që ditën e parë të rikthimit në shkollë erdhën me vonesë.

Të gëzuar që takuan njëri tjetrin, jashtë ambienteve të shkollës nxënësit harruan disi masat anti-covid. Reshjet e shiut nga ana tjetër shkaktuan edhe më tepër grumbullime.