Pas negocimit të ministrit Sokol Dervishaj, Hungaria hedh hapin e parë për linjë ajrore me Shqipërinë

485
Sigal

Kujtojmë, që pak ditë më parë, Ministri i
Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë
zyrtare në Budapest të Hungarisë ku ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi,
që i hap rrugë fillimit të fluturimeve të kompanisë “Low cost” WIZZAIR, në
muajin prill 2017. Pas këtij negocimi të bërë prej ministrit shqiptar të transporteve
zotit Sokol Dervishaj, shoqëria ajrore hungareze ka ‘trokitur” me ofertat e saj
për shërbimin e linjës ajrore më Shqipërinë.
Operimi i këtij
destinacioni me tarifa të ulëta do të fillojë më 5 prill 2017, 2 herë në javë
përkatësisht të mërkurave dhe të dielave. Budapest, i njohur për ndërtesat e
bukura, jetën aktive të natës dhe bukuritë natyrore është një destinacion shumë
i mirë për të gjithë turistët shqiptarë. Biletat kanë filluar të shiten në
faqen ëizzair.com me çmime të ulëta duke filluar nga vetëm 29.99 euro. Rrjeti i Budapestit i Wizz Air me 59 destinacione
drejt 28 shteteve do të shërbejë gjithashtu si një portë për ata të cilët do të
kenë dëshirë të fluturojnë me linja të tjera drejt destinacioneve të ndryshme
të Evropës. Ky destinacion do të ndikojë në zhvillimin e turizmit të të dy
vendeve duke krijuar kështu një lidhje të rëndësishëm tregtie dhe biznesi
ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.