Pas Elbasanit, Operacionalja dhe FNSH-ja zbarkojnë në Vlorë, kontrolle masive në banesa

536
Sigal

Forcat Operacionale dhe FNSH-ja kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës pas megaoperacionit që u zhvillua një ditë më parë në Elbasan.

Dosja.al mëson se Forcat Policore kanë kryer kontrolle për gjetjen e personave të cilët janë të shpallur në kërkim, apo me precedent penalë.

Deri më tani mësohet se janë kontrolluar shumë banesa në Vlorë dhe jashtë qytetit, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse ka pasur persona të arrestuar apo jo.