Partia e Lirisë, Ilir Meta tregon se si lindi emri i ri i LSI-së: Jemi frymëzuar nga…

201
Sigal

Ish-presidenti Ilir Meta është sot i ftuar në studion e emisionit “Open”  me gazetaren Eni Vasili.

Ai ka treguar se emri “Parti e Lirisë”, është frymëzuar nga populli i 2 Marsit dhe fakti që në Shqipëri është kërcënuar liria e qytetarëve.

“Përgjegjësia ime do të jetë për të organizuar brenda 2 muajsh Konventën përmbledhëse të ish LSI, mendoj se jemi në një situatë krejt tjetër të rrethanave historike. LSI e përfundoi misionin e saj për të zhbllokuar integrimin, çka e arriti përmes rrotacionit në 2005, pasi qeveria Nano po mbante peng Stabilizim Asociimit, atëherë e bëjmë para Serbisë e Malit të Zi. Është e tmerrshme për popullin tonë dhe mua që ka 10- vite që mali i Zi ka çelur negociatat dhe Shqipëria pati një çelje formale dhe do të jetë e vështirë të ecim.

Pse Partia e Lirisë?

Sepse këtu është kërcënuar liria, kryeministri thotë e di se çmendoni. Patronazhistët dinë çdo gjë që bëni ju dhe mendoni ju. Nuk po flasim për tendera sekrete e transparencë, as për përndjekjen politike që ndodh çdo ditë me dhjetëra mijëra gjoba që i vihen qytetarëve. Janë vënë në diskutim serioz të drejtat e liritë e qytetarëve.

Emri ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 marsit, i cili jo detyrimisht do ta gjejë veten këtu, por kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendit”, tha ai.