Parregullsitë në zgjedhje, KQZ: Do të rinumërojmë së shpejti 10% të kutive të votimit

58
Sigal

Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për nisjen e procesit të rinumërimit manual të 10% të kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Konkretisht 519 kuti votimi.

Procesi i rinumërimit është detyrim ligjor për KQZ-në, në mënyrë që të evidentohen shkeljet e mundshme gjatë numërimit fillestar të votave.

Përzgjedhja e kutive të votimit bëhet në mënyrë rastësore. Nëse gjatë procesit të rinumërimit do të vihen re parregullsi apo shkelje ligjore, atëherë KQZ ka të drejtën t’ia kalojë ato organit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se administrata është drejt përfundimit të projektvendimin, i cili do të saktësojë procedurën përkatëse për rinumërimin e votave, në mënyrë që të kalojë për miratim në një mbledhje të posaçme javën e ardhshme.

Kodi Zgjedhor në nenin 22 të tij, detyron këtë institucion që pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe konstituimit të organeve të zgjedhura, të zhvillojë numërimin manual të jo më pak se 10% të qendrave të votimit dhe krahasimit të rezultatit me rezultatin e nxjerrë nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit.

Kësisoj, çdo parregullsi që mund të konstatohet gjatë procesit të rinumërimit, do kalojë për hetim nga organet ligjzbatuese, por nuk mund të ndryshojë përfaqësimin politik në Parlament.

Kodi, në nenin 167 të tij, thekson se procesi i rinumërimit realizohet nga personeli i KQZ-së në seancë publike, ku ftohen të marrin pjesë përfaqësuesi të partive parlamentare në KQZ.