Parlamenti Italian bllokon daljen e Call Centerave, në rrezik punësimi në Shqipëri

590
Sigal

Parlamenti italian ka miratuar një ligj, i cili praktikisht
ndalon kompanitë italiane të call centerave që të zhvendosen në Shqipëri. Masa
e ashtuquajtur ndryshe si Dekreti i Stabilitetit synon të mos lejojë ikjen e
vendeve të punës nga Italia.

“Kjo
masë nuk është ezauruese. Megjithatë ajo është një pikënisje e mirë. Duhet të
rikthejmë vendet e punës në Itali,” deklaroi Giorgio Serao, Sekretar i
Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Telekomunikacioneve.

Ligji
parashikon kufizime të rrepta, për kompanitë që duan të zhvendosen në vendet
jashtë BE duke e bërë thuajse të pamundur për shkak të gjobave deri në 150 mijë
euro dhe masave burokratike.

Ekspertët
në Itali parashikojnë se vendi më i goditur nga kjo masë do të jetë Shqipëria.
Paolo Sarzana, zv-president i Assocontact deklaroi se ky ligj do të bëjë që
industria e Call Center-ave të zhvendoset nga Shqipëria në vendet me kosto të
ulët të punës brenda Bashkimit Europian si Rumania apo Bullgaria.

“Rumania
dhe Bullgaria kanë karakteristika të ngjashme. Në të dy vendet flitet mirë
gjuha italiane dhe kosto e krahut të punës është e ulët. I vetmi ndryshim është
se e para bën pjesë në BE, ndërsa vendi i dytë jo, ” tha ai duke
parashikuar se tani e gjithë industria do zhvendoset drejt vendeve të reja
anëtare të BE-së.

Sipas
INSTAT industria e Call Center është zgjeruar me ritme të shpejta gjatë viteve
të fundit. Në vitin 2014 operonin 414 biznese call center në të gjithë
Shqipërinë, ose 35% më shumë se një vit më parë duke krijuar mijëra vende pune
për të rinjtë, që tani janë në rrezik.