Parku Kombëtar i Divjakës, bum vizitorësh nga Perëndimi

488
Turistë të shumtë nga Franca, Gjermania, Zvicra dhe vende të tjera të Europës Veriore kanë vizituar këto ditë të nxehta gushti Parkun Kombëtar të Divjakës, ku kanë vëzhguar nga afër florën dhe faunën e kësaj zone. Ky park tashmë është kthyer në një atraksion për turistët e vëzhgimit të faunës së veçantë të kësaj zone. Moratoriumi dyvjeçar që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, ka bërë që në lagunën e Karavastasë të rikthehen shpendët e mërguar nga terrori i gjuetisë pa kriter. 

Tashmë kjo lagunë gjallon nga specie të ndryshme fluturakësh që tërheqin vizitorë të shumtë jo për t’i vrarë por për t’i vëzhguar. Ardian Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit, që mbulon edhe Parkun Kombëtar të Divjakës, shprehet optimist për shtimin e numrit të shpendëve dhe rikthimin e të ikurve në abitatin e tyre natyral.Kjo ka bërë që vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota të vijnë çdo ditë e t’i vëzhgojnë nga afër këto specie të rralla, sidomos pelikanin kaçurrel. Udhërrëfyesit tanë i shoqërojnë ata nëpër pylli2shtigje të veçanta për t’i çuar sa më afër vendstrehimit të këtyre shpendëve të rrallë. Pajisja me mjete vëzhgimi i kënaq vizitorët dhe ata shprehen se do të kthehen përsëri aty, thotë Ardiani. Ky park tashmë është futur në vendin e parqeve më të vizitueshme për turizmin e vëzhgimit në vendin tonë.
Sigal