Parashikimi, moti për këtë të hënë i paqendrueshëm

393
Sigal

Edhe kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në pjesën më të madhe me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në zonat jugore vranësirat do të sjellin reshje te pakta. Por në vijim parashikohet përmirësim i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.