Parashikimi/ IGJEUM: Reshje intensive sot dhe nesër, nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve

654
Ndonëse Shqipëria e kaloi një valë intensive reshjesh shiu që sollën edhe përmbytje, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) paralajmëron për reshje të tjera gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Sipas IGJEUM priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Për më tepër IGJEUM parashikon edhe përmbytje.
PARASHIKIMI
Reshjet
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.
Temperaturat
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.
Era
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.


Sigal