Parashikimi i motit, temperatura sërish të larta, por pasditja sjell vranësira

281
Sigal

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet masa ajrore të ngrohta, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në Ultësirën Perëndimore.

Sipas Meteoalb pritet që vranësirat të shfaqen gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke sjell në zonat Veriore rrebeshe afat shkurtra.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do ulen në mesdite duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 41°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.