Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat sot

190
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të freskëta por të kthjellët me origjine verilindore mbi territorin shqiptar, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat përgjatë vijës bregdetare ndërsa pjesa tjetër e vendit do ketë kalime vranësirash.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rënie me 2°C parashikohet në vlerat maksimale duke u luhatur nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 23 °C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Por gjatë mesditës dhe pasdites territori i Kosovës do të përfshihet nga kthjellimet.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Por mesdita dhe pasditja sjellë spostim të vranësirave drejt zonave lindore duke lënë pjesën më të madhe të MV me kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Europa Qendrore dhe pjesërisht Gadishulli i Ballkanit parashikohen të jenë kryesisht nën mbizotërimin e motit të kthjellët, gjithashtu me mot të kthjellët mbetet edhe Europa Qendrore.

Ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira dominojnë Ishujt Britanikë. Po ashtu me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore vijojnë vendet e Lindjes së Europës.