Parashikimi i motit për nesër

669
E hëna pritet të jetë një ditë e nxehtë, duke na kujtuar ditët e verës që sapo i kemi kaluar,
Pjesa e parë e ditës do dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta deri në mesditë kur shfaqen vranësirat e para në vend.
Temperaturat do të pësojnë një rritje nga dita e sotme me 3 – 4°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 34°C në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Berat, Gjirokastër..
Pas mesditës një sistem me vranësira vendoset mbi territor duke gjeneruar rrebeshe shiu fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Kryesisht me vranësira e shira mbeten mbrëmja dhe orët e natës duke përfshirë edhe mëngjesin e së martës.
Sigal