Parashikimi i motit për javën e ardhshme

493
Sigal

Sipas Institutit Hirdometerologjik të Kosovës, vendi do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës, të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.
Reshjet më intensive parashikohen të jenë në veriperendim të vendit dhe në jugperëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje, por të intensitetit më të ulët.
Temperaturat minimale do të regjistrohen të hënën diku nga -9 deri -7 gradë Celsius, kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/s