Parashikimi i motit për ditën e diel

178
Sigal

Për ditën e Diel pritet kalimi i një sistetmi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut për ditën e Diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.