Sigal

Nëse keni menduar se i shpëtuat të nxehtit të verës, e keni gabim. Sinoptikanët parashikojnë që ky muaj shtatori do të jetë më i nxehtë se normalja. Por duket se që në fillim të muajit do të vihet re ndryshimi dhe ngritja e temperaturave. Kjo fundjavë e cila përkon me fillimin e stinës së vjeshtës do të ketë temperatura shumë të larta.

Sipas “Meteo.alb” Shqipëria do të vazhdojë të ketë kthjellime në zonën perëndimore ndërsa zona veriore do të pushtohet nga vranësirat. Megjithatë mesdita do të sjellë ngritje të ndjeshme të temperaturave, ku maksimalja do të arrijë deri në 36 Gradë. Për të gjithë ata që menduan të kalojnë pushimet në sezonin e vjeshtës ky është një lajm shumë i mirë.