“Paralizohet” qarkullimi i mjeteve, radhë kilometrike mbi 5 km në aksin Thumanë-Fushë-Krujë

591
Sigal

Rëndohet trafiku në autostradën Thumanë- Fushë Krujë, si dhe në aksin Vorë- Fushë Krujë. Radha e mjeteve shkon mbi 5 kilometra në këto akse rrugore.

Shkak për këtë janë bërë punimet që po kryen në urën, në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe mungesa e standardeve, me të cilën është ndërtuar segmenti i autostradës Fushë-Krujës, pasi ka vetëm dy korsi që shërbejnë, një në vajtje dhe një në ardhje.

Por, theksojmë se kaos shkakton edhe mungesa e patrullave të policisë rrugore, të cilat në këto raste janë të domosdoshme për drejtimin e trafikut dhe evitimin e kaosit.

Kjo ka sjellë vonesa të gjata për këdo që udhëton nga veriu në drejtim të Rinasit, Durrësit apo jugut të Shqipërisë dhe anasjelltas.