Papa mesazh Presidentit, uron Festën Kombëtare: Nxisni paqen!

491
Sigal

Papa Françesku ka uruar kreun e shtetit shqiptar për Festën Kombëtare. Presidenti Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Ati i Shenjtë.  
 
“Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po u dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e Festës suaj Kombëtare. Duke u lutur që populli shqiptar të vazhdojë ta nxisë të mirën e përbashkët, në solidaritet dhe paqe, po ia besoj të gjitha provanisë së Zotit të Gjithëpushtetshëm” theksohet në mesazhin e Atit të Shenjtë.
  
Në 28 nëntor shteti shqiptar feston 102 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në 29 nëntor feston 70 vjetorin e çlirimit.