Panik në Lezhë, makina merr flakë gjatë lëvizjes, zjarrfikësit mbërrijnë pasi digjet plotësisht

47

Ka marrë flakë në ecje një makinë në afërsi të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit verior. Raportohet se dyshohet se zjarri në makinë ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Zjarrfikëset kanë arritur në vendngjarje, pasi automjeti u dogj plotësisht. Nga ky aksident, nuk ka dëme në njerëz.